
Luis Hasa
Luis Hasa do të vazhdojë të mbajë veshur fanellën e Juventusit. Mesfushori me origjinë shqiptare do të jetë pjesë e bardhezinjve edhe në sezonin e ri.
Diçka të tillë e ka zbuluar “Tuttomercatoweb”. Sipas burimit në fjalë bëhet me dije se 20-vjeçarit iështë rinovuar kontrata automatikisht dhe në këtë mënyrë qëndrimi i tij me “Zonjën e Vjetër” do të zgjatet. Në këto kushte kontrata i vlen deri në fund të qershorit 2025.
Shqiptari është një lider te Juventusi B dhe në sezonin e ri do të tentojë të bëhet pjesë e ekipit A. Vlen të theksohet se Hasa ndiqet me interes edhe nga FSHF-ja për ta veshur me fanellën kuqezi.
Poll