Shpërthimi i Paulo Fonsecas pas përfundimit të sfidës mes Milanit dhe Crvena Zvezda nuk mund t’u linte pa u komentuar nga kapiteni i kuqezinjve, Davide Calabria.
Ky i fundit me anë të një storie në Instagram i është referuar trajnerit, i cili kritikoi ashpër disa elementë të skuadrës, por pa përmendur emra. “Ditët e fundit kanë qarkulluar shumë informacione të pasakta për mua dhe ekipin tonë.
Lajme të rreme që nuk meritojnë peshë. Këto akuza për dinamikën e lojës, krahasime të ndryshme dhe jetën time private nuk përputhen me të vërtetën.
Kërkoj respekt për veten, për punën tonë dhe për klubin që përfaqësojmë. Fokusi mbetet te fusha e blertë, ku çdo ditë punojmë me profesionalizëm maksimal për të përmirësuar veten.” – shprehet kapiteni i Milanit.