Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Barazimi ndaj Pisas, Simone Inzaghi: Interi tregoi mentalitetin e duhur në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
Barazimi ndaj Pisas, Simone Inzaghi: Interi tregoi mentalitetin e duhur në
Simone Inzaghi

Interi barazoi në miqësore kundër Pisas, duke mos treguar ndonjë formë aq perfekte. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena Garibaldi - Stadio Romeo Anconetani”, në Pisa, përfundoi në baraspeshë, me rezultatin 1-1.

Pavarësisht këtij barazimi përballë një ekipi si Pisa, trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi nuk kursen elozhet për lojtarët e skuadrës së tij. Tekniku italian thekson se Pisa luajti mirë, teksa ekipi i tij tregoi mentalitetin e duhur në fushë.

“Këto janë ndeshje të rëndësishme për të marrë minuta në këmbët tona. Pisa luajti një ndeshje vërtet të mirë, por jam i kënaqur me qëndrimin e lojtarëve të mi. Ne kemi treguar se absolutisht nuk duam të humbim as në miqësore. Ky është mentaliteti që më pëlqen”, ishin fjalët e trajnerit, Simone Inzaghi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga