
Bologna-Monza
Bologna është ndalur në shtëpi nga Monza në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në “Stadio Renato Dall'Ara”, përfundoi në barazimin pa gola 0-0.
Edhe pse ekipi i drejtuar nga Thiago Motta dominoi si në pjesën e parë dhe të dytë, ata nuk ia dolën që të gjenin rrugën e rrjetës, duke marrë kështu vetëm 1 pikë. Kujtojmë që ky është barazimi i dytë për Bolognan, pas sfidës së fundit, po me rezultatin 0-0 përballë Frosinones.
Pas këtij barazimi, Bologna mbetet akoma në zonën Champions me 59 pikë, ndërsa Monza me 43 pikë renditet e 11-ta.
Poll