
Alberto Costa
Mungesat e shumta në mbrojtje kanë bërë që Juventusi të jetë në merkaton e janarit për të kërkuar një të tillë. I pari duket se ka ardhur dhe mbetet tashmë vetëm të zyrtarizohet.
Bëhet fjalë për djaloshin portugez Alberto Costa. Sipas mediave italiane, 21-vjeçari portugez është përforcimi i parë i bardhezinjve për krahun e djathtë të repartit difensiv.
Nga ky operacion, ekipi i portugezit Vitoria Guimaraes përflitet të përfitojë 12-13 milionë euro për kartonin e lojtarit. Në orët në vijim Juventusi pritet ta zyrtarizojë këtë si lëvizjen e radhës.
Poll