
Arsenal
Arsenali ka arritur të fitojë me përmbysje në derbin verior të Londrës ndaj Tottenham Hotspur me shifrat 2-1 në një ndeshje të vlefshme për javën e 21-të të Premier Leagues.
Spurs morën avantazhin të parët në “Emirates Stadium” duke ndëshkuar rivalët me anë të Heung Min Son. Por për fat të keq të miqve, Solanke shënëoi gabimisht në portën e ekipit të tij. Ndërsa në fundin e pjesës së parë Trossard përmbysi gjithçka për Arsenalin duke fituar dhe takimin në shtëpi.
“Topçinjtë” ngjiten në vendin e dytë me këtë fitore ku Liverpool kryeson me 4 pikë, por ka dhe një ndeshje në favor. Ndërsa Tottenham po përjeton një krizë duke u gjendur në vendin e 13-të të tabelës.
Poll