
Edon Zhegrova
Që nga largimi i Kvicha Kvaratskhelias, Napoli ende nuk ka gjetur zëvendësuesin e denjë për anësorin gjeorgjian. Në sytë e drejtuesve të klubit napolitan është prej kohësh Edon Zhegrova.
Sulmuesi shqiptar është objektivi i parë për merkaton e verës për “blutë”. Siç raportojnë mediat italiane, Zhegrova thuhet se ka parakaluar në garë për t’u transferuar te Napoli, Adeyemin dhe Garnachon.
Conte nuk dëshiron të firmosë përfundimisht me Okafor, i cili pritet të rikthehet sërish te Milani pas huazimit. Përsa i përket Zhegrovës, Napoli është i gatshëm të ofrtojë 20 deri në 25 milionë euro, pasi kontrata e tij me Lille skadon vitin e ardhshëm.
Poll