Ukraina nis të humbasë “pjesët” para sfidës me Gjeorgjinë dhe Shqipërinë. Vitaliy Buyalsky nuk do të mund të kontribuojë për ukrainasit në këto takime për shkak dëmtimi.
Kapiteni i Dinamo Kyiv pritej të luante edhe në “Air Albania”, por tashmë mediat ukrainase kanë zbuluar se mesfushori nuk do braktis kombëtaren ukrainase. Kjo pasi Buyasky ka një dëmtim muskulor, i cili ia bën të pamundur stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës.
Kujtojmë se lojtari u dëmtua në sfidën që Dynamo Kyiv zhvilloi ndaj Polissya të Zhytomyr. Gjithashtu vlen të theksohet se Ukraina do të luajë më 16 nëntor ndaj Gjeorgjisë në transfertë dhe më pas ndaj Shqipërisë më 19 nëntor në “Air Albania”.
⛔️ Vitaliy Buyalsky will not help the Ukrainian national team in the November matches against Georgia and Albania
— Ukrainian Association of Football (@uafukraine) November 11, 2024
The midfielder will miss the training camp due to a muscle injury. pic.twitter.com/OhSB2WTzT7