Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

VIDEO/ Portugalia dhe CR7 ‘fikin’ Kroacinë, Zvicra 'tradhtohet' nga Granit Xhaka (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Portugalia dhe CR7 ‘fikin’ Kroacinë, Zvicra
Cristiano Ronaldo / Portugali 2-1 Kroaci

Pas fitores së Suedisë në transfertën e Azerbajxhanit, mbrëmjen e sotme janë luajtur edhe 8 ndeshje të tjera të vlefshme për raundin e parë të Ligës së Kombeve.

Në Ligën A, Danimarka surprizoi Zvicrën duke e mposhtur 2-0. Këta të fundit u ndëshkuan me 2 kartonë të kuq, një ndër ta e mori Granit Xhaka. Në krahun tjetër, Portugalia dhe Cristiano Ronaldo fituan 2-1 ndaj Kroacisë, me CR7 që shënoi golin e dytë për të tijët duke arritur kuotën e 900 golave në karrierë.

Goli i Cristiano Ronaldos

Spanja u shtang në transfertën e Serbisë duke barazuar 0-0. Ndërsa, në ndeshjen tjetër të Ligës A, Polonia dhe Skocia u kënaqen me nga 1 pikë duke barazuar me rezultatin 2-2.

Në Ligën C, Bjellorusia barazoi 0-0 me Bullgarinë. Sllovakia triumfoi në transfertën estoneze 1-0, ndërsa Irlanda e Veriut mposhti 2-0 Luksemburgun. Në sfidën e vetme të Ligës D, San Marino fitoi 1-0 ndaj Lihtenshtejnit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga