
Granit Xhaka kundër Danimarkës
Zvicra e nisi Nations League me humbje, duke u mposhtur në transfertë nga Danimarka. Këta të fundit triumfuan me rezultatin 2-0, falë edhe 2 kartonëve të kuq të marrë nga miqtë.
Protagonist në një prej tyre sigurisht që ishte Granit Xhaka. Në minutën e 83-të, mesfushori i Zvicrës mori kartonin e parë të verdhë, ndërsa vetëm 4 minuta më vonë u ndëshkua dhe me të dytin, ç’ka bëri të largohet nga loja.
Ndërhyrje të ashpra ndaj kapitenit të Danimarkës, Hojbjerg si dhe kacafytje me këtë të fundit, bënë që Xhaka të linte të tijët me 9 lojtarë, pasi më parë ishte ndëshkuar me karton të kuq dhe Elvedi.
Gjithashtu, shqiptari u irritua dhe me arbitrin, të cilit i shkoi në fytyrë duke i ulëritur.
Poll