Ditën e sotme ka nisur dhe rrugëtimi i Kombëtareve në Nations League, më saktë raundi i 3-të i këtij kompeticioni. Ndeshjet e para të kësaj mbrëmje ishin Letoni – Maqedoni e Veriut dhe Moldavi – Andorrë.
Maqedonia e Veriut fitoi pa probleme në këtë transfertë. Ballkanasit triumfuan me rezultatin e pastër 0-3, ku njërin prej golave e shënoi një shqiptar. Ishte Lirim Qamili ai që shënoi golin e dytë për të tijët në minutën e 70-të.
Goli i Lirim Qamilit
Në krahun tjetër, Moldavia nuk e fali Andorrën duke e mposhtur 2-0. Golat për kombëtaren moldave u shënuan nga Ionita dhe Cojocaru, përkatësisht në minutën e 31’ dhe 95’.
Poll