
Kanë përfunduar 9 ndeshjet e orës 21:00 të mbrëmjes së sotme të Nations League. Në këto sfida u shënuan plot 22 gola, ndërkohë që nuk munguan edhe surprizat sa në njërën ndeshje tek tjetra.
Në ndeshjet e para çerekfinale të Nations League, supersfida Itali – Gjermani përfundoi me fitoren 1-2 të “panzerave”, të cilët triumfuan me përmbysje. Ndërkohë që Danimarka fitoi 1-0 përballë Portugalisë.
Goli i përmbysjes së Gjermanisë, Leon Goretzka
Surprizë tjetër ishte edhe fitorja 2-0 e Kroacisë në shtëpi kundër Francës së “yjeve”. Ndërsa ndeshja tjetër çerekfinale, ajo mes Holandës dhe Spanjës përfundoi në barazim 2-2.
Në “luftën” për një vend në Ligën A, Serbia barazoi në transfertë 1-1 me Austrinë. Në krahun tjetër, Greqia u mposht në shtëpi nga Skocia, me rezultatin minimal 0-1. Një tjetër surprizë ishte ajo e Ukrainës, të cilët mposhtën me rezultatin e papritur 3-1 skuadrën e Belgjikës.
Përsa i përket “luftës” për Ligën B, aty Irlanda fitoi 1-2 në transfertë kundër ekipit të Bullgarisë. Në krahun