Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

VIDEO/ Gjermania fiton supersfidën ndaj Holandës, Francës i mjaftojnë 10 lojtarë për Belgjikën. Italia luan “poker” me izraelitët (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Gjermania fiton supersfidën ndaj Holandës, Francës i
Ndeshjet e sotme të Nations League

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e sotme të vlefshme për raundin e katërt të Nations League. Në 10 ndeshjet e zhvilluara sot, janë shënuar 28 gola.

Në Ligën A, Gjermania ia doli që të triumfonte në supersfidën përballë Holandës. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena”, përfundoi 1-0 në favor të vendasve, golin për të cilët e shënoi Jamie Leëeling në minutën e 63-të.

Goli i Gjermanisë

Në krahun tjetër, Franca me 10 lojtarë që prej minutës së 76-të kur Tchouameni mori kartonin e dytë të verdhë, ia doli që të fitonte në transfertë përballë Belgjikës me rezultatin 1-2. Golat për “Gjelat” u shënuan të dy nga Kolo Muani, ndërsa të vetmin për belgët e shënoi Openda.

Në ndeshjen tjetër Italia luajti “poker” me Izraelin dhe fitoi 4-1. Ndërsa po në Ligën A, Bosnja u mposht në shtëpi nga skaudra e Hungarisë.

Në Ligën B, Turqia fitoi 4-2 në transfertë kundër Islandës. Ndërsa Uellsi mposhti minimalisht 1-0 Malin e Zi. Gjithashtu në këtë Ligë bën pjesë dhe Shqipëria të cilët mposhtën Gjeorgjinë 1-0 me golin e Asllanit. Në po të njëjtin grup, Ukraina dhe Çekia barazuan 1-1.

Në Ligën C, Azerbajxhani nuk e përballoi Sllovakinë në shtëpi. Këta të fundit morën një fitore të merituar me shifrat 1-3. Në ndeshjen tjetër të kësaj Lige, Suedia triumfoi 3-0 përballë Estonisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga