
Mbrëmjen e djeshme kombëtarja e Haaland pësoi një “turpërim” në Nations League kundër austriakëve. Kombëtarja e Ralf ragnick u tregua dominuese dhe nuk lëshoi terren për asnjë moment duke ia vështirësu jetën norgëve.
Marko Arnautoviç ishte i vetmi lojtar që shënoi dopietë. Madje, ai u vlerësua edhe si “Man of the Match” me notën 8.4 dhe u zëvendësua në minutën e 69 pasi e kishte kryer punën. Sulmuesi i Interit tanimë është pranë rekordit tëë mahnitshëm në rang internacional.
Arnautoviç ka shënuar në tërë historinë e tij me kombëtaren 39 gola në 120 takime të zhvilluara.Renditet i dyti në historinë e golashënuesve të vendit fqinj me Gjermaninë. Listën e kryeson Toni Polster me 44 gola. Pra, sulmuesit i duhen dhe 5 gola për t’a arritur dhe për të lënë emrin e tij në historinë e vendit europian.
Lojtari austriak duke parë moshën, paaraqitjet dhe ftesat e vazhdueshme është e sigurtë se këtë rekord nuk do t’a ketë të vështir t’a thyejë së shpejti.