
Didier Deschamps ka shpallur listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjet kundër Izraelit dhe Belgjikës këtë muaj në kuadër të "Nations League". Lista përbëhet nga 23 lojtarë ku bie në sy mungesa e lojtarëve si Mbappe, Kante dhge Griezmann.
Ky i fundit njoftojë këtë të hënë mbylljen e kapitullit me kombëtaren e “Gjelave”. Mbappe nuk ka marrë ftesë pasi ka një dëmtim të lehtë dhe trajneri francez nuk kërkon të rrezikojë. Për t’a zëvendësuar është marrë Christopher Nkunku, futbollisti i Chelsea. Nkunku do të përbëjë repartin e sulmit bashkë me Ousmane Dembele, Randal Kolo Muani, Marcus Thuram, Michael Olise, Bradley Barcola.
Në mesfushë mungon një emër i njohur si N’Golo Kante. Trajneri në konferencë për shtyp ka thënë se francezi që luan në Arabinë Saudite ka pësuar një dëmtim që kërkon tajtim të mëtejshëm mjekësor. Emra të njohur si Tchouameni, Camavinga, Fofana, Guendouzi janë thirrur në mesfushë.
Në mbrojtje është thirrur përsëri Wesley Fofana që mungojë në grumbullimin e kaluar. Pikërisht radhën e kaluar ai u zëvendësua nga Loic Bade, mbrojtësi i Sevilla.
View this post on Instagram