Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

Sulmuesi i Ukrainës sfidon kuqezinjtë: Kundërshtar i vështirë, por duam t’i rikthejmë vendit tonë buzëqeshjen

Shkruar nga NEWSPORT
Sulmuesi i Ukrainës sfidon kuqezinjtë: Kundërshtar i
Yarmolenko

Ukraina do të presë Shqipërinë, sfidë kjo e vlefshme për Nations League. Kjo përballje do të luhet ditën e shtunë në orën 20:45.

Para këtij dueli ka folur në konference për shtyp një nga titullarët e Ukrainës. Andriy Yarmolenko ka theksuar se kuqezinjtë janë një kundërshtar i vështirë, por Ukraina është gati t’i rikthejë buzëqeshjen kombit të saj.

“Pas EURO 2024, le të themi që atmosfera nuk ka qenë më e mira. Unë dëshiroja që të vazhdonim dhe të arrija më shumë në atë turne. Tani e ka radhën Liga e Kombeve. Ne po përgatitemi për Shqipërinë. Ata janë një kundërshtar i mirë, duhet t’i analizojmë, por më shumë duhet t’i japim vëmendje lojës tonë. Do të ndjekim udhëzimet e trajnerit dhe në këtë mënyrë jam i sigurt që do të kemi një rezultat pozitiv.

Ne e kuptojmë se pse kemi ardhur këtu. Ne përfaqësojmë një komb në të cilin ka luftë. Ne duhet t’u japim njerëzve të paktën disa emocione pozitive”, ka theksuar sulmuesi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga