
Franca mori një barazim zhgënjyes ndaj Izraelit brenda në shtëpi. Fitorja pritej, por erdhi vetëm një 0-0 kundër izraelitëve.
Trajneri i Francës, Didier Deschamps u shpreh i frustruar duke pranuar performancën e dobët të ekipit. “Gjelat” kanë një ndeshje për t’u shqetësuar me Italinë dhe nëse loja është prpaë e dobët do të kenë probleme. Nëse te francezët shihej nervi, tek ata nga Lindja e Mesme shikohej kënaqësia e një pike në Paris.
“Duhet të kishim fituar. Jemi të aftë të bëjmë më mirë. Nuk mund të jem i kënaqur me atë që kemi prodhuar. Duhet të bëjmë një bilanc për ndeshjen me Italinë.
Kundërshtari humbi shumë kohë dhe ne duhet të kishim dhënë maksimumin. Kishim shanse për të fituar por nuk ishim të mjaftueshëm në efikasitet. Në pjesën e dytë luajtëm më kënaqshëm, po prapë rezultati ngeli i njëjtë.
Do të bëj patjetër ndryshime.”, u shpreh 56 vjeçari i pankinës së Francës.