Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

Siguroi për herë të parë ftesën e Ukrainës, mesfushori: E pabesueshme, i etur për fitore ndaj Gjeorgjisë dhe Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
Siguroi për herë të parë ftesën e Ukrainës,
Oleksiy Sych

Oleksiy Sych ka siguruar ftesën e Ukrainës për herë të parë. Mesfushori u thirr në Kombëtare pas dëmtimit të Oleksandr Tymchyk, me këtë të fundit që u largua nga grumbullimi.

Sych do të ketë mundësinë të debutojë me ekipin A në sfidat që Ukraina do të luajë ndaj Gjeorgjisë dhe Shqipërisë. Lojtari i FC Rukh Lviv ka theksuar se është shumë i lumtur, ndërsa na zbuloi se si reagoi kur mësoi për ftesën e Ukrainës.

"Jam i pushtuar nga emocionet. Unë dhe gruaja ime po shikonim një serial kur mora një telefonatë në orët e vona të natës. Ishte drejtori ynë i përgjithshëm që më uroi për thirrjen në kombëtare. Isha i befasuar. Është një surprizë e madhe dhe jam shumë i lumtur që jam këtu.

Në fillim nuk e besova. Por kur trajneri dhe të tjerët filluan të më uronin, aty nisa ta besoja, duart më dridheshin. Thirrja e parë është një ndjenjë e pabesueshme.

U nisa nga Lviv në orën 10 të mëngjesit. Udhëtimi ishte i lodhshëm, por është një gjë e vogël. Gjëja kryesore është që unë jam këtu. Unë njoh shumë lojtarë nga ekipi olimpik dhe skuadra U-21.

Nazarenko dhe Brazhko, të cilët i njoh, më kanë dërguar tashmë mesazh. Jemi në kontakt. Prioriteti im është të shoh fitoren e ekipit në këto dy ndeshje. Nëse më jepet mundësia, jam i etur të kontribuoj në fushë”, ka deklaruar lojtari ukrainas.

Kujtojmë se Ukraina do të luajë 2 ndeshjet e fundit të Nations League në transfertë. Fillimisht do të duelojë me Gjeorgjinë më 16 nëntor dhe 3 ditë më pas do të përballet me Shqipërinë në “Air Albania” në orën 20:45.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga