Dy kundërshtarët e Shqipërisë përballen me njeri-tjetrin sot në Poloni, pasi ukrainasit vazhdojnë të luajnë ndeshjet jashtë shtetit tyre për arsye lufte.
Gjeorgjia vjen në këtë sfidë e karikuar nën ritmin e fitoreve. Të dyja ekipet lozin futboll sulmues dhe një futboll të bukur për t’u parë, ndaj sfida premton të jetë emocionuese. Kombëtarja “surprizë” e europianit vazhdojnë të befasojë jo pak dhe në Nations League, ku po kryeson grupin. Gjeorgjianët fituan dy ndeshjet e kalume dhe ajo që ra në sy ishte niveli i lartë i lojës, sidomos ndaj Çekisë.
Ukraina këkron të harrojë europianin e tmerrshëm dhe të fillojë një cikël të ri të futbollit. Mirëpo, kjo fushatë ka nisur shumë keq dhe ata zbresin sot me “detyrimin” për të marrë pikët e para. Situta duket e vështirë në vendinm e pushtuar nga lufta.