Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

"Shqipëria u mbrojt si një ekip i bashkuar", mbrojtësi i Gjeorgjisë: Meritonim një barazim dhe jo humbjen pasi loja ishte në favorin tonë

Shkruar nga NEWSPORT
"Shqipëria u mbrojt si një ekip i bashkuar", mbrojtësi
Gjeorgji-Shqipëri

Shqipëria “rrëmbeu” skenën në Tbilisi dhe surprizoi të gjithë të pranishmit, të cilët prisnin një sukses të Gjeorgjisë. Mirëpo, Kombëtarja jonë ia doli të fitonte një sfidë atëherë kur dyshohej më shumë tek ajo.

Mbrojtësi i kombëtares kaukaziane që luan në Cremonese në Serie B, Luka Lochoshvili ka shfaqur zhgënjimin në deklaratën e tij pas ndeshjes. Ai është parë të flas i mërzitur mbi dy humbjet radhazi të vendit të tij.

Jemi shumë të zhgënjyer nga ky rezultat. Ne dominuam gjatë të gjithë lojës, por na kapi në befasi një kundërsulm. Kundërshtari ynë, Shqipëria nuk pati asnjë rast shënimi në të gjithë pjesën e dytë. Duhej t’a kishim shmangur atë manovër nga erdhi goli. Loja po ecte në favorin tonë, por jo rezultati. Ky është futbolli. Shqipëria u mbrojt kompakt si ekip edhe pse ne kishim shanse për t’a barazuar takimin. Mendoj se e merituam një barazim në fund”, u shpreh 26 vjeçari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga