Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

Shqipëri – Ukrainë si një “finale”, UEFA i beson sfidën një portugezi

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëri – Ukrainë si një “finale”, UEFA i
Shqiperi - Ukraine

Kombëtarja do të luajë ndeshje e fundit në Nations League e cila do të jetë e fundit edhe për këtë vit kalendarik. Kuqezinjtë në mbrëmje duke nisur që nga ora 20:45 do të presin në “Air Aalbania” skuadrën e Ukrainës opr të bërë mes tyre llogaritë e kësaj sfide.

Kjo ndeshje është cilësuar si një "finale”, pasi nga rezultati i këtij takimi vendoset edhe fati i kuqezinjve në grupin B1. Fitorja është mëse e detyrueshme për të shpresuar deri në fund te vendi i parë në grup, ndërsa humbja do t’i rrëzonte një ligë më poshtë.

Këtë sfidë e ka vlerësuar edhe UEFA, teksa ka vendosur t’i besojë një portugezi. Kështu kryesorë do të jetë Joao Pedro Pinheiro. Luzitani është një arbitër me “bagazh” që ka arbitruar edhe në Europë, si në nivel klubesh ashtu edhe në nivel kombëtaresh.

Ndihmës të tij do të jenë Bruno Jesus, Luciano Mala dhe arbitër i 4-të do të jetë Tiago Martins. Ndërkohë në AVAR do të jetë Andre Narciso.

Shqipëri – Ukrainë si një “finale”, UEFA i
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga