
Mbrojtësi i Italisë, Riccardo Calafiori ka folur në prag të ndeshjes që ekipi i tij do të luajë përballë Gjermanisë, e vlefshme për “play-off” të Ligës A në Nations League. Calafiori shprehet besimplotë për fitoren, duke thënë se gjermanët janë disi arrogantë.
“Nuk do të jetë kurrë një ndeshje si të tjerat. Ata e kanë pasur gjithmonë këtë lloj arrogance, janë ndjerë superiorë me ne. Por ne gjithnjë i kemi ulur me këmbë në tokë. Jemi të përulur, por në të njëjtën kohë kërkojmë të arrijmë maksimumin”, u shpreh Calafiori.
Kujtojmë që ndeshja Itali – Gjermani do të zhvillohet të enjten e 20 marsit. Ndeshja që do të luhet në stadiumin “San Siro” të Milanos, do të startojë në orën 20:45 për të dhuruar një spektakël në fushë.