Italia luan me Belgjikën dhe pika e vetme i duhet për të ëndërruar Botërorin nëpërmjet nations League. Për këtë ka fol Luciano Spalletti, tekniku i 4 herë Kampionëve të Botës.
Trajneri italian është shprehur në konferencën zyrtare se ekipi gëzon vetbesim dhe performanca ka ardhur në rritje. Italiani beson se skuadra është më e përgatitur se belgët dhe se pikët do të vijnë.
“Belgjika nuk e di se çfarë do të jetë e aftë të bëjë. Nëse ne sillemi si në stërvitje është e vështirë për këdo përballë nesh. Zgjedhjet i kam bërë pak a shumë. Lojtarët kanë siguri në vetvete dhe janë të etur të marrin 6 pikë të plota në grup. Kndeshje mund të na tregojnë shumë për të ardhmen.”, u shpreh Spalletti.
Poll