
Trofeu i Ligës së Kombeve
Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi, është larguar nga grumbullimi për shkak të gjendjes shëndetësore, duke mos qenë në gjendje të vazhdojë përgatitjet me ekipin.
Për këtë arsye, portieri i Llapit, Ilir Avdyli, është ftuar për ta zëvendësuar dhe për të qenë pjesë e skuadrës për ndeshjen kundër Lituanisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Saipi nuk ka marrë pjesë as në seancën e fundit stërvitore për shkak të gjendjes shëndetësore. 24-vjeçari ka debutuar me Kosovën, pikërisht në ndeshjen ndaj Lituanisë muajin e kaluar.
Poll