Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

NATIONS LEAGUE/ Italia ‘leksion’ Francës, Belgjika bën detyrën me Izraelin (Rezultatet)

Shkruar nga NEWSPORT
NATIONS LEAGUE/ Italia ‘leksion’ Francës, Belgjika bën
Itali - France

Nations League vijoi sot me ndeshjet e rradhës të raundit të parë të fazës së grupeve. Supersfida dhe përballje interesante që kulmoi me dy gjigantët Franca e Italia. ‘Gjelat’ kaluan të parët në avantazh me një gol në sekondën e 14-të duke thyer një rekord në kompeticion, që për ironi të fatit e pëson sërish Italia pas atij të Bajramit në Europian.

Por, të kaltrit nuk u dorëzuan në asnjë moment dhe përmbysën rezultatin me 3 gola të tjerë duke i dhënë një leksion djemve të Deschamps në mes të Parisit.

Në sfida të tjera Belgjika bën detyrën duke fituar po me rezultatin 3-1 ndaj Izraelit. Rezultat zhgënjyes mund të quhet barazimi pa gola i Norvegjisë në Kazakistan në Ligën B. Në këtë ligë, veç Islandës që fitoi 2-0 ndaj Malit të Zi, dy sfidat e tjera Sloveni – Austri dhe Uells – Turqi u mbyllën po në barazim, 1-1 e 0-0 respektivisht.

Në Ligën C vëmendja ishte te Kosova që zhgënjeu totalisht tifozët duke u mposhtur 0-3 nga Rumania, ndërsa Qipro fitoi 0-1 në transfertë me Lituaninë.

Rezultatet:

A2 Belgjika 3-1 Israel
A2 
France 1-3 Itali
B3 
Kazakhstan 0-0 Norvegji
B3 
Sllovenia 1-1 Austria
B4 
Islanda 2-0 Mali i Zi
B4
Uells 0-0 Turqi
C2 
Kosova 0-3 Rumania
C2 
Lituania 0-1 Qipro

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga