Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

Nations League/ Italia e Franca spektakolarë, Haaland ‘zgjohet’ për Norvegjinë, Rumania përmbys në fund (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Nations League/ Italia e Franca spektakolarë, Haaland ‘zgjohet’
France, Italia

Nations League vijoi sot me ndeshjet e raundit të dytë të grupeve me sfida tejet interesante. Franca e Italia ishin spektakolarë duke mposhtur Belgjikën e Izraelin. Gjelat fituan pastër 2-0, ndërsa të kaltrit fituan 1-2 në një ndeshje të cilën e dominuan deri në fund kur pësuan një gol ‘surprizë’. Italia mbetet në krye të grupit me pikë të plota, ndjekur nga Franca me 3 dhe Izraeli e Belgjika me nga 1.

Në Ligën B ishte Norvegjia që arriti të ‘zgjonte’ Haaland i cili i shënoi golin e fitores 2-1 përballë Austrisë. Turqia fitoi gjithashtu 3-1 me Islandën.

Në ligën dhe grupin e Kosovës, Rumania i shpëtoi humbjes në fund teksa Lituanisë iu anulua goli i avantazhit e më pas ishin rumunët që shënuan 2 herë për të mbyllur ndeshjen me rezultatin 3-1 dhe të ruajnë distancën me dardanët.

Nations League/ Italia e Franca spektakolarë, Haaland ‘zgjohet’
Rezultatet

Goli i dytë i Italisë:

Goli i dytë i Francës:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga