Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

Mbrojtja e Italisë “thyhet” lehtë, pas Calafiorit edhe mbrojtësi i Juventusit mungon ndaj Gjermanisë

Shkruar nga NEWSPORT
Mbrojtja e Italisë “thyhet” lehtë, pas Calafiorit edhe
Kombëtarja italiane

Ditën e sotme Ricardo Calafiori u konfirmua i dëmtuar nga mediat italiane. Mbrojtësi i Arsenalit pësoi një lëndim ditën e djeshme ndaj Gjermanisë në aktin e parë të Nations League, por nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e kthimit.

Nuk është vetëm Calafiori që i prish punë Luciano Spallettit. Bëhet fjalë dhe për Andrea Cambiason që nuk ia del dot të jetë nën urdhrat e trajnerit të Kombëtares për ndeshjen e kthimit në “Signal Iduna Park”.

Siç konfirmojnë mediat italiane, anësori i Juventusit nuk ia doli dot të rikuperohet në kohë dhe është larguar nga ambientet e Kombëtares pak më parë. Cambiaso do të rikthehet në Torino për të vazhduar fazën e rehabilitimit dhe nuk dihet ende koha e rikthimit të tij në fushën e lojës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga