Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

Kundërshtari i Kosovës në formë "katastrofale", maskota e Federatës del në rrugë në kërkim të tifozëve

Shkruar nga NEWSPORT
Kundërshtari i Kosovës në formë "katastrofale",
Lituania

Lituania përballet me skuadrën përfaqësuese të Kosovës ditën e shtunë në një orar të herët siç është ora 15:00.

Kombëtarja lituaneze po kalon një formë shumë të keqe aktualisht. Ata nuk kanë grumbulluar asnjë pikë në ndeshjet e muajit shtator dhe gjenden në vendin e fundit të grupit. Nëse as në këtë muaj nuk arrin të marrin ndonjë pikë me shumë mundësi do t’a mbyllin këtë edicion të Nations League në vend të fundit në grupin përkatës.

Kjo automatikisht sjell rënie një ligë më poshtë dhe kjo shihet nga Federata një dështim total duke parë inferioritetin e skuadrave në ligën D.

Ajo që tremb lituanezët është mungesa e tifozëve. Humbja ndaj Qipros shkaktoi një dramë të vërtetë. Nuk pritej kurrsesi një rezultat negativ ndaj një ekipi të të njëjtit nivel, për më tepër që sfida zhvillohej në shtëpi.

Sot Federata ka ndërmarrë nismën , jashtë stadiumit ku do të luhet takimi me Kosovën, për të tërhequr sa më shumë fansa në stadium.

Në rrugë është para maskota zyrtare e ekipit baltik duke i bërë thirrje të gjithëve që të jenë të pranishëm në një takim delikat për kombin e tyre.

Pritet të shihet sesa plot do të jenë shkallët e stadiumit në Kaunas ditën e ndeshjes ndaj “Dardanëve”.

 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga