Nations League do të vijë mbrëmjen e sotme me duele mjaft interesante dhe të luftuara, të cilat do të marrin vëmendjen e tifozëve. 8 sdfida do të luhen në të njëjtën orë, 20:45.
Kështu të gjithë tifozët shqiptarë do të jenë ‘sy e veshë’ nga “Fadil Vorki”, pasi Kosova do të sfidojë Qipron. Një sfidë shumë e rëndësishme për “Dardanët” të cilët do të tentojnë fitoren e 3-të rresht në grupin C2.
Ndërkohë paralelisht do të luhet edhe dueli mes Polonisë dhe Kroacisë. Një duel veteranësh mes Robert Leëandoësit dhe Luka Modric, të cilët përballen mes tyre sërish, teksa janë kundërshtarë edhe në La Liga. Ndërkohë duel tjetër ëshrë edhe përballja mes Skocisë dhe Portugalisë.
Spanja – Serbia dhe Zvicër – Danimark, Bjellorusi – Luksenburg, Lituani – Rumani dhe Irlanda e Veriut – Bullgari janë takimet e tjera që plotësojnë tabllon e mbrëmjes së sotme.