Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

Kombëtarja kërkon fitoren ndaj Ukrainës, një portugez gjykon kuqezinjtë

Shkruar nga NEWSPORT
Kombëtarja kërkon fitoren ndaj Ukrainës, një portugez gjykon
Luis Godinho

Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë në Pragë, teksa në “Epet Arena” do të sfidojë Ukrainën ditën e shtunë në orën 20:45. Një duel shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë që do të kërkojnë fitoren për ta nisur me këmbën e mbarë këtë rrugëtim.

Sfidë kjo që pritet të jetë mjaft e luftuar, me UEFA-n që ka vendosur edhe për gjyqtarët e këtij takimi. Kështu kryesorë do të jetë një portugez, i cili nuk ka shumë eksperiencë në arenën ndërkombëtare.

Kryesorë do të jetë Luis Godinho, ndërsa do të ndihmohet nga Rui Teizeira dhe Pedro Almeida. Arbitër i 4-të do të jetë Helder Filipe, teksa VAR-i i është besuar Tiago Martins, ndërsa në AVAR do të jetë Gustavo Corriera.

38-vjeçari në karrierëm e tij ndërkombëtare ka gjykuar në një ndeshje të Europianit, ndërsa ka 6 sfida në Nations League dhe 12 ndeshje miqësore.

Kombëtarja kërkon fitoren ndaj Ukrainës, një portugez gjykon
Gjyqtaret e ndeshjes Ukraine - Shqiperi

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga