
Italia do të përballet me Gjermaninë në dy takime çerekfinale të Nations League në datat 20 dhe 23 mars. Në prag të këtyre ndeshjeve të rëndësishme, trajneri i “axurrëve” Luciano Spalletti ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar.
Portierë: Donnarumma, Vicario, Meret.
Mbrojtës: Di Lorenzo, Gatti, Bastoni, Calafiori, Buongiorno, Cambiaso, Udogie, Comuzzo, Ruggeri.
Mesfushorë: Ricci, Rovella, Barella, Frattesi, Tonali, Casadei.
Sulmues: Kean, Retegui, Lucca, Raspadori, Maldini, Politano, Zaccagni.
Siç shihet në këtë listë, mungon Federico Dimarco i Interit për shkak të problemeve të tij. Kombëtarja italiane kërkon të rikthehet te fitorja, pasi herën e fundit në Nations League është mposhtur nga Franca me shifrat 3-1.
View this post on Instagram