
Qendërmbrojtësi i Gjeorgjisë, Lasha Dvali është shprehur në prag të sfidës me Kombëtaren shqiptare. Lojtari në fjalë luan në kampionatin qipriot në rolin e qendërmbrojtësit të djathtë.
Ai luajti dhe në takimin e zhvilluar në Tiranë mes dy përfaqësueseve duke u vlerësuar mesatarisht për efektin e dhënë. Në radhët e APOELI-it kuakazi aktivizohet rregullisht.
“Na duhët të luajmë dy sfida në një kohë kaq pak të shkurtër. Po ashtu edhe Shqipëria ndodhet në një situatë pak a shumë të njëjtë. Jemi munduar të rikuperojmë energjitë dhe të mbledhim forcat për këtë përballje. Në ndeshjen e luajtur në Poloni na paralizoi fakti i fushës. Lloji i saj ndikoi shumë në stilin që ne paraqesim. Mendoj se ndaj Shqipërisë jemi ne favoritët”, u shpreh Dvali për mediat gjeorgjiane.
Dvali në ndeshjen ndaj Ukrainës nuk bëri ndonjë paraqitje aq të mirë duke u ndëshkuar edhe me kartonin e verdhë. Ai mori notën nën 7, një notë e ulët përfaqësimi. Pritet që mbrojtësi t’a nis takimin nga minuta e parë kundër Kombëtares tonë.