
Anglia ka pësuar një disfatë shumë shokuese mbrëmjen e djeshme ndaj fqinjëve tanë të Greqisë. Helenët kanë arritur të marrin fitoren e parë në Ëembley në historinë e tyre.
“Tre Luanët” sikur mos të mjaftonte që luajnë në ligën B të kompeticionit ndaj kundërshtarëve disi më të lehtë, as aty nuk po arrijnë që të dominojnë. Në përfundim të ndeshjes është shprehur dhe trajneri i anglezëve Lee Carsley mbi të ardhmen e tij.
“Ndihem i qetë në pozicionin tim dhe mandati im është i sigurt. Jam i vetëdijshëm se kjo është një nga punët më të mira në botë. Këtu mund të fitosh kompeticione të mëdha. Por unë nuk kam çfarë të humbas. Kam deklaruar që në fillim që kam dhe 3 ndeshje dhe më pas do të largohem. Shpresoj të shkojë përsëri tek u-21”, tha Carsley.
Pra, kjo humbje “drithëruese” në natën perfekte të sulmuesit të Benfica, Pavlidids ka lëkundur stolin e përfaqësueses angleze e cila qysh prej largimit të Gareth Southgate nuk po merr drejtimin e duhur.