Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

“Gjermania me cilësi”, Spalletti në prag të klasikes europiane: Retegui? Mungon, por nuk do ta zëvendësoj me sulmues tjetër

Shkruar nga NEWSPORT
“Gjermania me cilësi”, Spalletti në prag të klasikes
Luciano Spalletti

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti ka folur në prag të ndeshjes që ekipi i tij do të luajë kundër Gjermanisë, e vlefshme "play-off" e Ligës A në Nations League.

Supersfida që do të zhvillohet këtë të enjte në “San Siro”, nis në orën 20:45. Ai e ka hapur fjalët e tij duke kujtuar ish-komentatorin e futbollit në Itali, Bruno Pizzul i cili u nda nga jeta disa kohë më parë.

“Me zërin e tij ai mundi të sillte gjithë ata që ishin në shtëpi, ai i solli ata në fushë. I bëri të përjetonin lojën në një mënyrë shumë të drejtpërdrejtë, shumë më afër se distance aktuale”, tha fillimisht Spalletti.

Më pas tekniku italian u rikthye duke folur për ndeshjen përballë “Panzerave”. Ai tregoi gjendjen e ekipit, duke shpjeguar edhe mungesën e sulmuesit të Atalantës në Serie A, Retegui.

“Retegui? E dërguam në shtëpi sepse nuk do t’ia dilte, por shpresojmë të rikuperohet me Atalantën për kampionatin. Nuk ka një problem të mirëpërcaktuar, por lodhje. Për momentin nuk do të telefonoj askënd, sespe dua të shoh se si do të shkojë ndeshja e parë”, shtoi më tej trajneri i Italisë.

Sigurisht që Spalletti u ndal të fliste edhe për ndeshjen përballë Gjermanisë, e cila mbetet një klasike mjaft e bukur ndërmjet dy ekipeve.

“Kjo sfidë ka hijeshi. Janë dy kombëtare shumë të forta, kanë qenë gjithmonë. Këto dy ekipe i kanë dhënë forcë sharmit të ndeshjes. Jam i bindur që do të jetë një ndeshje e mirë, të dy luajmë për fitore. Gjermania do të sjellë cilësi, por duhet të përshtatemi”, u shpreh trajneri i përfaqësueses italiane.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga