Ndeshjet e Nations League po afrohen, por njëra prej tyre ka marrë një vëmendje më të madhe e kjo jo për asrye sportive.
Franca ndeshet me Izraelin në Paris. Pa lënies së Mbappes jashtë, bujë po bën dhe organizimi i mbarëvajtjes së takimit. Policia e kryeqyetit francez ka angazhuar 4 mijë oficerë sigurie dhe 1 mijë e 600 staf të stadiumit për të garantuar sigurinë brenda perimetrit të stadiumit. Kjo vjen si masë parandaluese pas akteve vandale që bën xhiron e botës në ndeshjen e mesjavës mes Ajax dhe ekipit izraelit Maçabi.
Frika se ngjarjet mund të përsëriten ose dhe më keq të përshkallëzohen nga tifogruoet arabe anti-semiste që gjenden me bollëk në Francë, ka nxitur autoritetet të ngrenë task-forcën në një numër të konsiderueshëm për një sfidë futbolli.