
Nesër në orën 20:45, rikthehet një prej takimeve më ikonike të ekipeve ndërkombëtare. Bëhet fjalë për Itali-Gjermani e vlefshme për aktin e parë të çerekfinaleve të Nations League.
Dy ekipe që kanë qenë historikisht rivale në fushën e lojës, por edhe në numrin e trofeve të tyre. Gjithashtu, edhe bilanci i ndeshjeve kokë më kokë mes Italisë dhe Gjermanisë është i afërt.
Këto dy kombëtare janë përballur me njëra-tjetrën 37 herë, 15 fitore i kanë “azurrët”, 10 fitore të “pancerave” dhe 12 ndeshje janë mbyllur në barazim. Përballja e fundit mes të dyjave daton më 14 qershor të vitit 2022 dhe është mbyllur me shifrat 5-2 në favor të Gjermanisë.
Fitorja e fundit e Italisë përballë “pancerave” daton 13 vite më parë. Asokohe luhej në gjysmëfinale të Euro 2012, ku “azurrët” triumfonin me shifrat 2-1.
Përsa i përket golashënuesve më të mirë të të gjitha kohëravë në përballjet direkte, vendin e parë e mban Franz Binder me 5 gola të shënuar, ndiqet nga Mesut Ozil me tre realizime. Ndërsa Otto Siffling, Timo Ëerner dhe Mario Baloterri me nga dy gola.