Kosova do të luajë përballë Rumanisë sfidën e parë të Nations League, e vlefshme për Ligën C. Dardanët do të përballen me rumunët më 6 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke nisur nga ora 20:45.
Një lajm i mirë për Kosovën është mbështetja e madhe që do të ketë në stadiumin e Prishtinës. Interesi për këtë sfidë ka qenë maksimal dhe raportohet se janë shitur të gjitha biletat.
Pra, stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë i tejmbushur me tifozë shqiptarë të cilët do të mbështesin nga tribuna yjet e ekipit. Kujtojmë që stadiumi ku do të luajë Kosova, pra “Fadil Vokrri” ka rreth 14000 ulëse.
Poll