Thibaut Courtois nuk do të kthehet në kombëtaren belge të futbollit për ndeshjet e Nations League. Edhe pse drejtuesit e lartë të Federatës kanë zhvilluar takim me portierin, ky i fundit e ka vendosur.
Ai ua ka bërë të qartë se nuk do të rikthehet te Belgjika derisa trajner i ekipit të jetë Domenico Tedesco. Kjo marrëdhënie e krisur solli dhe mosthirrjen e yllit të Real Madrid në Euro 2024.
Kujtojmë që ‘sherri’ mes Courtois dhe Tedesco nisi për shiritin e kapitenit. Trajneri nuk ia dha atë portierit, teksa ky i fundit mendonte se e meritonte atë dhe filloi ‘krisjet’ në marrërdhënie me teknikun.
Kujtojmë që Belgjika ka dy ndeshje mjaft të rëndësishme dhe të vështira këtë muaj. Belgët do të përballen në Nations League si fillim me Italinë dhe më pas me Izraelin.