Portieri i Real Madrid, i cili nuk luan më për kombëtaren e tij mund të rikthehet të përfaqësojë shtetin europian pas tërheqjes. Belgu Thibaut Courtois ka marrë një ofertë të re për t’u bashkuar me përfaqësuesen belge.
Gardiani nuk ka luajtur me Belgjikën që nga qershori i vitit të kaluar, kur pati një mosmarrëveshje me trajnerin për mosemërimin kapiten në ndeshjen me Estoninë për kualifikueset e kampionatit europian. Mirëpo, tekniku Domenico Tedesco i “Red Devils” ka një ngërç me portën në kombëtare dhe shpreson në rikthimin e 32 vjeçarit.
Në gusht, portieri madrilen konfirmoi se nuk do të pranonte më një ftesë nga Belgjika, pasi kishte mbushur plot 102 paraqitje. Tani, stafi drejtues së bashku me ish-teknikun e Schalke po bëjnë të pamundurën të bindin mbrojtësin e portës të bashkohet dhe të ndihmojë kombëtaren e “yllit” De Bryune.