
Lionel Messi ka dhënë një intervistë për “Infobae”. Kampioni i Botës ka folur për disa çështje, ndërsa ka surprizuar jo pak tifozët kur është pyetur për ekipin më të mirë.
Argjentinasi ka nënvizuar se Real Madrid është skuadra më e mirë, duke “tradhëtuar” kështu Barcelonën dhe tifozët katalanas. Gjithashtu zgjedh edhe Manchester Cityn për lojën që bën dhe deklaron se çdo skuadër që drejton Pep Guardiola do të bëjë lojë të bukur.
“Kush është skuadra më e mirë në botë sot? Ekipi më i mirë, nëse duhet ta themi, është Reali i Madridit, sepse fitoi Championsin. Nëse flasim për rezultate, është Reali, nëse flasim për lojën, personalisht më pëlqen City i Guardiolës dhe mendoj se çdo ekip në të cilin do të jetë Guardiola, do të jetë si veçantë për mënyrën se si stërvitet dhe punon”, ka përfunduar ylli i Inter Miamit.