Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Lionel Messi “show” me tripletë, Argjentina fitore tensitike ndaj Bolivisë

Shkruar nga NEWSPORT
Lionel Messi “show” me tripletë, Argjentina fitore tensitike
Argjentina

Argjentina mori një fitore tenistike ndaj Bolivisë, me kampionët e botës që triumfuan 6-0 ndaj kundërshtarëve. Lionel Messi shkëlqeu me hat-trick, duke dhuruar spektakël në stadiumin “Monumental të Buenos Aires”.

Sulmuesi Inter Miami hapi serinë e golave në minutën e 19-të, pas një asistimi nga Lautaro Martinez, derisa het-trikun e kompletoi me dy gola në fund të ndeshjes duke realizuar në minutat 84 dhe 86-të, teksa asistoi në dy golat e tjerë.

Tashmë Messi ka 112 gola dhe 60 asistime, ndërsa për Argjentinën mbrëmë shënuan përveç tij Lautaro Martinez, Julian Alvarez dhe Thiago Almada.

“Është shumë bukur të vish këtu dhe të ndjesh dashurinë e njerëzve. Kjo është ajo që më shtyn. Pavarësisht moshës, ndihem fëmijë dhe rehat në këtë ekip. Për sa kohë që ndihem kështu dhe luaj në nivelin që dua. Unë do të vazhdoj ta shijoj atë”, theksoi Messi.

Argjentina vazhdon të jetë lider në grup me 22 pikë pas 10 ndeshjeve, ku kanë marrë shtatë fitore, një barazim dhe dy disfata.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga