
Robert Lewandowski
Siç dihet te Barcelona prej kohës ka nisur puna për gjetjen e zëvendësuesit të Robert Lewandowskit. Mosha e polakut nuk premton shumë për të ardhmen dhe për këtë katalanasit kërkojnë të jenë për çdo rast të përgatitur.
Në listën e gjatë prejt tyre, 3 emrat që udhëheqin janë Benjamin Sesko, Alexander Isak dhe Viktor Gyokeres. Drejtuesit po i studiojnë në imtësi dhe për të kuptuar se cili prej tyre do t’i përshtatet më shumë lojës së Hansi Flick.
Më i mundshmi për të kaluar te Barça duket Gyokeres i Sporting Lisbonës, pasi 2 të parët janë pista më të vështira. Sesko ka kontratë afatgjatë me Leipzig, ndërsa Isak ka kluazolë të lartë largimi.
Poll