
Xavi Hernandez foli për herë të parë pas konfirmimit si trajner i Barcelonës edhe për vitin e ardhshëm. Spanjolli kishte deklaruar më parë që do të dorëhiqej në fund të sezonit, por pas bisedimeve me presidentin vendosi të ndryshojë mendje.
“Jam blaugrana dhe besoj se ky projekt nuk ka mbaruar ende. Thashethemet se do të qëndroj për të marrë parat deri në fund të kontratës janë falls dhe të krijuara totalisht për të prishur imazhin tim.
Presidenti e di që nëse do të largohem nga Barcelona nuk do të kërkoj as edhe një euro nga kontrata ime. Nuk ka qenë kurrë çështje parash.
Ndryshova mendje sepse ndjeva konfidencë nga presidenti, bordi drejtues dhe normalisht të gjithë lojtarët. Ky projekt nuk ka mbaruar ende, unë besoj.
Unë, stafi im, të gjithë ndjejmë se kemi fuqinë të bëjmë gjëra të rëndësishme bashkë duke besuar te ky projekt”, tha Xavi.