
Real Madrid ka arritur finalen e Superkupës së Spanjës. Madrilenët mposhtin 2-0 Mallorcan e Muriqit për të dhuruar një “El Clasico” ndaj Barcelonës në natën e dhënies së trofeut.
“Ylli” që theu ëndrrën e Vedat Muriqit për një titull me klubin spanjoll ishte Jude Bellingham. Anglezi ishte i vetmi që gjeti rrugën për të tundur rrjetën në një aksion sulmues të “Merengues” që dukej sikur nuk do të merrte fund pas shumë tentativave.
“Belli-goal” në minutën e 63-të solli golin e fitores në një natë ku ekipi kryeqytetas hasi vështirësi ndaj skuadrës së shqiptarit. Në fund si për të vulosur fatin e ishullorëve Vajent kreu autogol. Rezultati nuk u mbull me kaq dhe Rodrygo shpërtheu në festë me golin e tretë.
Lojtari nga Kosova luajti 90 minuta, por nuk arriti të çonte deri në fund misionin e Mallorcas. Në përfundim të pjesës së parë, “Pirati” shkëmbeu fanelën me Mbappe si një kujtim i bukur nga kjo gjysmëfinale me një ekip mediokër përballë gjigandëve të Europës.
Goli i Bellingham