Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ Barcelona SHPËRFYTYROHET në La Liga, Sevilla e “pamëshirshme” ndaj kampionëve

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Barcelona SHPËRFYTYROHET në La Liga, Sevilla e
Sevilla - Barcelona

Ka përfunduar ndeshja në “Estadio Ramon Sanchez Pizjuan” mes Sevilla – Barcelona me rezultatin 4 – 1. Një humbje që ka tronditur ekipin katalanas. Pas disfatës në Champions ndaj PSG-së, u mendua se skuadra e Hansi Flick do kërkonte “hakmarrjen”, por nuk ndodhi kështu.

Sevilla u tregua “snajper” në portën e Szczesny, 5 goditje në kuadrat, 4 nga të cilat përfunduan në rrjetë. Katalanasit nga krahu tjetër shpërdoruan shumë, rasti më flagrant përkoi me humbjen e penalltisë nga Lewandowski.

Golat te skuadra andaluziane mbajtën “firmën” e Alexis Sanchez (13’), Romero (36’), Carmona (90’) dhe Adams (90+6’). Finalizimi i vetëm te kampionët në fuqi të La Ligës erdhi prej Rashford, 45+7. Pas kësaj humbje poshtëruese, Barça qëndron 2 pikë pas Realit në tabelë.    

Sevilla - Barcelona

                    

Poll

Lexo gjithashtu