
Real Madrid fitoi mbrëmjen e djeshme ndaj Atalantës Superkupën e Europës. Në këtë mënyrë madrilenët koleksionojnë një tjetër trofe.
Pikërisht pas triumfit në Superkupë, Luka Modric ka vendosur rekord me trofetë e fituar me fanellën e “Los Blancos”. 27 trofe janë fituar nga kroati me fanellën e Realit, teksa më parë këtë rekord e mbante së bashku me Nacho Fernandez (26).
Këto trofe Luka Modric ka arritur t’i fitojë duke luajtur në 535 ndeshje. Kujtojmë se është bërë pjesë e madrilenëve që në gusht të vitit 2012, ndërsa ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit të ardhshëm.
Most trophies in Real Madrid history:
— ???????????????????????????????????????????????? ???????? ???????????????????? (@fahdswaleh) August 14, 2024
◉ Luka Modrić - 27
◎ Nacho - 26
◎ Karim Benzema - 25
◎ Marcelo - 25
Luka Modrić has the most titles in Real Madrid HISTORY! pic.twitter.com/G5Wwh6r5om