Real Madrid është duke u përballur me një moment kyç të sezonit, pasi kampionati në La Liga mbetet e vetmja shpresë për ta mbyllur vitin me së paku një trofe.
Mirëpo, krahas distancës me Barcelonën që u rikthye në 9 pikë pas fitores minimale të këtyre të fundit ndaj Celtës, madrilenëve nuk i ndahet fati i keq pasi së fundmi i janë dëmtuar dy lojtarët kyç të formacionit.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Eder Militao i cili sapo ishte rikthyer nga një dëmtim në javët e fundit dhe për mesfushorin Arda Guler. Pjesë e pandashme e 11-shes së fiksuar të trajnerit Alvaro Arbeloa, dyshja kanë "larë duart" edhe me ndeshjet e fundit në kampionat, duke mbetur të fokusuar për rikuperimin e tyre, për të qenë të gatshëm për ndeshjet e Kupës së Botës.
Një lajm aspak i mirë për "Los Blancos", të cilët duhet të mendojnë për alternativat, në mënyrë që të shpëtojnë "kokën" dhe të mos vazhdojnë ecurinë e dy sezoneve radhazi pa trofe.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
