Ende pa u hapur merkato dhe sidomos pak ditë para klasikes së famshme të futbollit, Real Madrid dhe Barcelona janë gati të përplasen sërish me njëra-tjetrën. Nuk bëhet fjalë për një emër të madh në treg për të cilin dy skuadrat mund të derdhin milionat, por për një talent të cilit i janë qepur pas e që garanton të ardhmen e futbollit.
Fjala është për Victor Munoz, djaloshin që aktivizohet te Osasuna e që i ka provuar ndjesitë e të luajturit me dy rivalët e përjetshëm. Sipas prestigjozes britanike "The Athletic", shkruhet se gjigantët spanjollë janë të gatshëm të përballen hapur për të siguruar një element të rëndësishëm që i garanton të ardhmen.
Reali zotëron të drejtën për ta riblerë, ndërsa dhe katalanasit me në krye drejtorin sportiv Decon janë vigjilentë për çdo lëvizje të mundshme, me kartonin e tij që prek 20 milionë euro. Te Barça, Munoz do të gjente ish shokët e akademisë si Lamine Yamal dhe Alejandro Balde.
"Topi" kalon në duart e 22-vjeçarit, pasi si në radhët e Los Blancos po ashtu edhe tek kryesuesit momental të kampionatit në La Liga as që diskutohet shuma që do të arkëtohet në drejtim të Osasunës.
Kujtojmë se El Classico mes Barçës dhe Realit në "Spotify Camp Nou" do të luhet më 10 maj, ndeshje e cila do të përcaktojë dhe fituesin e sivjetshëm të La Liga-s.
