
Toni Kroos dhe Florentino Perez
Toni Kroos njoftoi pak më parë tërheqjen nga futbolli i luajtur, ku do të varë këpucët në gozhdë pas Euro 2024. Pensionimin e gjermanit e ka zyrtarizuar edhe Real Madrid.
Madrilenët theksojnë se mesfushori ishte një emblemë e klubit dhe se do të mbetet gjithmonë në zemrat e tifozëve të “Los Blancos”. 34-vjeçari ks shkruar historinë me skudrën spanjolle duke fituar çdo trofe të mundshëm në 10-vjeçarin e tij në “Bernabeu”.
Një reagim vjen edhe nga presidenti i klubit, Florentino Perez që e quan gjermanin si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e Real Madrid.
“Toni Kroos është një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e Real Madridit, ky klub do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”, shprehet Perez.
Poll