Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Nuk jemi vetëm 11 lojtarë”, Flick pas fitores: Në Oviedo nuk ishte e lehtë

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk jemi vetëm 11 lojtarë”, Flick pas fitores: Në
Robert Lewandowski - Hansi Flick

Barcelona arriti një fitore të rëndësishme mbrëmjen e djeshme ndaj Real Oviedos me rezultatin 3-1 në transfertë. Në përfundimin e këtij takimi, Hansi Flick doli në prononcim për mediat.

“Niveli është rritur. Mbi të gjitha, kjo tregon se kemi një skuadër fantastike. Nuk janë vetëm 11 lojtarë. Kushdo që hyn në fushën e lojës duhet të ndryshojë dinamikën. Lewandowski e bëri këtë, jo vetëm duke shënuar, por duke ndihmuar grupin.

Në Oviedo nuk ishte e lehtë, ata e nisën mirë. Jam i kënaqur me golin e Araujo, është një hap i rëndësishmë për vetëbesimin e tij. Ai po luan më mirë se sezonin e kaluar. 

Gabimi i portierit Joan Garca? Ky është futbolli, mund të ndodhë çdo gjë. Ai është një portier i shkëlqyer dhe dinte si të reagonte”, u shpreh Flick.

Poll

Lexo gjithashtu